Prokurimet publike të realizuara nga tri bashki: Shkodra, Fushë-Arrëzi dhe Pogradeci, gjatë viteve 2022–2023 kanë rezultuar me disa problematika.
Ky është konkluzioni i dalë nga monitorimi i Qëndresës Qytetare, e cila jep rekomandimet për evitimin e tyre.
"Ne kemi një pjesëmarrje shumë të ulët për procedurat e prokurimet publik. Kjo vihet re tek procedurat që vihet re që kanë një nivel më t të lartë monetar dhe jo tek procedurat me vlerë të ulët monetare. Këtu vihet re afati kohor i cili është shumë afër minimumit të përcaktuar me ligj. Afati kohor është në të drejtën e autoritetit kontraktor që ta vendosë. Duhet të rritet besimi tek autoriteti kontraktor që do ketë realisht një garë. Kjo do të nxisë operatorët ekonomikë që të marrin pjesë në garë dhe jo të pengohen para futjes në gara se mund të fituesi i zgjedhur që më parë. Duhet të rritet edhe afati kohor i procedurave të prokurimit" tha Ilir Brasha, ekspert i Qëndresës Qytetare.
Shqetësime ngriti edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.
"Po ta mbani mend ka qenë periudhë zgjedhore, pjesa më e madhe e objekteve të prokurimit kanë qenë punë civile sikurse rikonstruksione rrugësh apo rehabilitime" u shpreh audituesja, Redina Karapici.
Skanimi i procedurave të prokurimeve publike nga analistët e Qëndresës Qytetare u realizua në kuadër të nismës "Transparenca në pushtetin vendor dhe angazhimi qytetar".
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/