RTSH 24 Live

Politikë

Emisioni “Ngjarja kryesore” në RTSH, Klosi: Më 11 maj do kemi garë elektorale, populli do gjykojë efektin e punës

18/02/2025

Emisioni “Ngjarja kryesore” në RTSH, Klosi: Më 11 maj do kemi garë elektorale, populli do gjykojë efektin e punës

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, në emisionin “Ngjarja kryesore” në RTSH drejtuar nga Sonila Agostini, u shpreh se do të jetë gara në 11 maj, ajo që do të ndajë dhe gjykoj si punën e Veliajt në Tiranë, ashtu edhe të PS në mbarë vendin, në betejën e saj për transformin e kryeqyetit dhe Shqipërisë.

“Për mënyrën se si Veliaj ka punuar për Tiranën, populli e ka votuar. As prokuroria nuk e ka marrë të pandehur Veliajn, thjeshtë po e heton. Punën e tij në Tiranë e kanë votuar maksimalisht. Dhe është super i votuar, ai dhe PS. Do të jenë votimet në 11 maj dhe do të shohim. PS në asnjë rast, edhe kur është akuzuar Berisha, nuk kemi folur për drejtësinë. Ajo është e pavarur, mjafton të përmendim se drejtësia godet një nga njerëzit më të rëndësishëm në PS. Në 11 maj do kemi garë elektorale dhe do gjykohemi nga populli. Sondazhet tregojnë se jemi super të avantazhuar. Kryetari i opozitës e ka të shkruar në ballë se ka probleme të rënda me drejtësinë, me SHBA, BE dhe Britaninë, për problemet me drejtësinë”, tha Klosi.

/rtsh.al/