Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i ftuar në puntatën e parë të emisionit “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, drejtuar nga Sonila Agostini, u shpreh se PS-ja po pret se si do të rrjedhin ngjarjet në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe më pas do të vendosin për zgjedhje në Tiranë.
Klosi u shpreh se “këtu është dhe debati që PS-ja ka me drejtësinë”.
“Ka ngjarje që kryetari i një bashkie shumë të madhe dhe I zgjedhur me kaq shumë vota, dhe me kaq shumë përgjegjësi, me kaq shumë punë për të ndjekur të përditshme në Tiranë, duhet të arrestuar apo hetuar, gjykuar dhe në rast se do të shpallej fajtor, të dënohej. Tani jemi në fazën që nuk është as i pandehur, është I dyshuar. Në këto kushte, nuk ka asnjë arsye që kryetari I bashkisë të lëri detyrën duke u shkarkuar nga qeveria për të mbetur bosh bashkia. Jemi në fazën që po presim që të ketë një gjykim dhe më pas do të gjykojmë padyshim se si do të rrjedhin ngjarjet.
Në këtë kontekst, Klosi shtoi se, “Partia Socialiste e Tiranë është një nga degët më të forta të PS-së në shkallë vendi. Është një degë e mirë organizuar që drejtohet nga dy nënndarje të barabartë, që Tirana qytet drejtohet nga Ogerta Manastirliu, ndërsa bashkitë, Kamza, Vora, Kavaja dhe Rrogozhina drejtohet nga Elisa Spiropali. Tirana si një nga fushëbetejat më të mëdha të garës së ardhshme elektorale ku në kryeqytet garojnë për 37 mandate, ka nevojë për shumë energji dhe këtu jo vetëm që ka numrin më të madh të mandateve por këtu do të pretendojnë dhe partitë e vogla dhe ato të mëdha”.
/rtsh.al/