Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, drejtuar nga Sonila Agostini, u shpreh, se përveç ngjarjes kryesore që është arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kemi dhe një qëndrim kryesor nga kryeministri Rama, që është po në lartësinë të një ngjarje kryesore.
“Atakimi i drejtpërdrejtë që kryeministri, kryetari i PS-së i bëri SPAK-ut për herë të parë, edhe pse në historinë e funksionimit të këtij institucioni ka pasur personazhe të një rëndësisë potenciale politike që kanë qenë pjesë e debateve me SPAK. Kundërvënja e tij, me një gjuhë të agresuar në mënyrë të drejtpërdrejtë e kryeministrit ndaj SPAK, është po një ngjarje kryesore. Për mendimin tim merr peshë specifike për dy arsye. Së pari PS-ja është vetëlëvduar për investimin e një institucioni që tashmë i ka vënë fund pandëshkushmërisë, sepse dhe ajo puna e telefonit të kryeministrit është një pikë e kuqe që aty nuk mund të kapërcesh. Së dyti në leximin analistikë që në i bëjmë, këtu e kam fjalën për shumicën e opinionit publik, duket si një rikthim në pikëtakim i dy udhëheqësve kryesor të politikës në Shqipëri.
/rtsh.al/