Sipas një raporti të kompanisë amerikane të udhëtimit "Expedia", i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë të vizitojnë destinacione më pak të njohura dhe më pak të mbushura me njerëz në 2025-ën.
Në raport përmendet se prioritizimi i qyteteve të vogla evropiane është çelësi për marrjen e përvojave të personalizuara të një kulture të re.
Ky përfundim vjen pasi janë shfaqur shqetësime për mbiturizëm dhe mbipopullim të vendeve të njohura të pushimeve ndaj njerëzit tani kërkojnë qytete të vogla dhe përvoja më autentike.
Ndër qytetet e vogla që propozohen për t’u vizituar gjatë këtij viti, renditet dhe qyteti i gurtë i Gjirokastrës.
“Gjirokastra, e njohur si Qyteti i Gurit, është një thesar i fshehur në Ballkan. Arkitektura e saj e epokës otomane, kalaja në majë kodre dhe rrugët me kalldrëm ofrojnë një përvojë të pasur kulturore me një fraksion të kostos së destinacioneve më të famshme.
Qyteti i vogël është gjithashtu një qendër për folklorin shqiptar, me shfaqje muzikore tradicionale dhe vepra artizanale të ekspozuara.
Festivali Kombëtar Folklorik i Gjirokastrës organizohet çdo vit në tetor, ku mund të ndiqni shfaqje vallëzimi tradicional, të eksploroni zanatet vendase dhe të merrni pjesë në seminare shqiptare”, përshkruhet në raport qyteti turistik shqiptar.
Qytetet e vogla për t’u eksploruar në Evropë
Gjirokastra, Shqipëri
Hallstatt, Austri
Bolgheri, Itali
Cesky Krumlov, Republika Çeke
Lavenham, Angli
Staufen im Breisgau, Gjermani
Saint-Genies, Francë
/rtsh.al/