RTSH 24 Live

Aktualitet

Pesë ikona në restaurim në Korçë, u përkasin kishave të ndryshme

9 orë para

Pesë ikona në restaurim në Korçë, u përkasin kishave të ndryshme

Pesë ikona janë në proces restaurimi në laboratorin e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. Ato i përkasin periudhës së viteve 1700-1800 dhe bëhet fjalë për ikona që vijnë nga kisha të ndryshme.

Këto ikona shfaqin problematika në disa komponentë ndaj drejtorja e muzeut, Fjoralba Prifti bën të ditur se puna për restaurimin e tyre do të zgjasë disa muaj.

“Kohëzgjatja e restaurimit të tyre do të zgjasë disa muaj. Janë ikona kryesisht nga kishat e Korçës. Problematikat e tyre i kanë të gjitha komponentët, që nga shtresa e drurit të pikturës. Përmbajnë të gjitha problematikat që mund të përmbajë një ikonë”, u shpreh Prifti.

Ndër ikonat që po restaurohen janë dy të Joan Pagëzorit, ku ikona e parë është realizuar nga Zografët dhe vjen nga ikonostasi i kishës së Shën Pjetrit dhe Pavlit në Vithkuq e vitit 1775.

Ikona tjetër i përket gjysmës së dytë të shek XIX nga ikonostasi i kishës së Shën Marisë në Korçë, ajo e Shën e Dielës që daton nga vitit 1785 dhe vjen nga Kisha Burimi Jetëdhënës, e të tjerë.

Ikonat e këtyre periudhave janë të veçanta pasi realizoheshin me temperat e vezës, në sfond përdorej fletë ari dhe si suport i parapëlqyer gjithmonë ka qenë dërrasa.

Gazetare: G. Manushi

/rtsha.al/