Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, në katër muajt e parë të këtij viti është shënuar rritje të dukshme e mjeteve elektrike të regjistruara.
Statistikat e bëra publike nga ky institucion tregojnë se në janar-prill u regjistruan 92% më shumë mjete vetëm elektrike në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave, 16.9% e mjeteve vetëm elektrike, të regjistruara, ishin me zero kilometra, pra që dalin për herë të parë në qarkullim.
Enti Rregullator i Energjisë raportoi në raportin vjetor 2023 se gjatë vitit të shkuar, janë instaluar 26 pika të reja për njësi të karikimit të makinave elektrike, përkatësisht në Durrës 2 me fuqi të instaluar 250 kw, ndërsa në Tiranë janë në total 26 kontrata me fuqi të instaluar 2565 kw.
/ rtsh.al /