Reaktori më i fuqishëm i energjisë bërthamore në Francë u lidh të shtunën me rrjetin kombëtar të energjisë, një ngjarje kjo që udhëheqësit e vendit e cilësuan si historike paavarësisht shumë viteve vonesash dhe problemesh teknike.
Reaktori Flamanville 3 i vendosur në Normandi nisi të furizojë me enerji elektrike banesat franceze në orën 11:48 të së shtunës, bëri me dije kompania e energjisë EDF. "Një moment i madh për vendin, u shpreh presidenti Emanuel macron, që reaktorin e cilësoi si një ndër më të fuqishmit në botë.
Flamanville 3, një reaktor i gjeneratës së re, sistemi ftohës i të cilit funksionon me ujë nën presion është i katërti i tillë që është vënë në punë në të gjithë botën. Pritet që ai të furnizojë me energji rreth dy milionë banesa. Nisja e tij nga puna, u realizua 12 vite pas planifikimit, pas një sërë problemesh teknike që e çuan koston e projektit në 12.2 miliardë euro, nga 3.3 miliardë që ishte planifikuar në fillim.
Energjia bërthamore përbën rreth tre të pestat e sasisë së energjisë në Francë dhe vendi aktualisht është një nga zhvilluesit më të mëdhenj të programeve të energjisë bërthamore, ndryshe nga fqinja e tij Gjermania, e cila vitin e shkuar mbylli tre reaktorët e fundit bërthamore.
Elda Pepa
/ rtsh.al /