RTSH 24 Live

Europë

Mbyllet tregu i Krishtlindjeve pas sulmit, autoritetet gjermane: Autori kishte pikëpamje islamofobe

11 orë para

Mbyllet tregu i Krishtlindjeve pas sulmit, autoritetet gjermane: Autori kishte pikëpamje islamofobe

Prokuroria dhe policia gjermane kanë dhënë informacione lidhur me sulmin e rëndë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku një makinë eci mes turmës së njerëzve duke u marrë jetën 5 personave dhe plagosur mbi 200 të tjerë. Mes të plagosurve, 41 presona raportohet të jenë në gjendje kritike për jetën.

Në përgjigje të incidentit, autoritetet e Magdeburg kanë vendosur të mbyllin tregun e Krishtlindjeve, pasi “shumë njerëz ende po luftojnë për jetën e tyre. Duke parë numrin e viktimave, ne nuk mund ta mbajmë tregun e Krishtlindjeve”.

Në një deklaratë Ministria e Brendshme gjermane tha se sulmuesi kishte pikëpamje islamofobe, ndërsa komentet dhe postimet e tij në rrjetet sociale zbulojnë se ai është “një kritik i hapur i Islamit”.  Autori, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është një mjek saudit 50-vjeçar, i cili jeton në Gjermani prej dy dekadash. Policia tha se i dyshuari i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike dhe mendore”, megjithatë mbeten ende të paqarta arsyet e sulmit që i morën jetën të paktën 5 personave.

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve vjen në mes të një debati të ashpër mbi sigurinë dhe migracionin gjatë një fushate zgjedhore në Gjermani.

/rtsh.al/