Rritja e çmimeve të disa produkteve josezonale ka ndikuar në uljen e numrit të blerësve.
Jemi në mesin e shkurtit dhe çmimet e produkteve agro-ushqimore mbeten të larta. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të kufizojnë blerjet e tyre, duke u fokusuar vetëm tek produktet e nevojshme për përditshmërinë.
“Marrim më pak fruta, te gjitha nuk kemi mundësi, marrim ato më të domosdoshme”.
“Marrim vetëm ato të stinës, të tjerat nuk i përballojmë”. Produktet që nuk janë të Kukësit janë më çmime shumë më të larta se ato të vendit”, shpreh qytetarët.
Më së shumti, rritjen më të madhe e kanë pësuar produktet josezonale, si perimet. Këto produkte arrijnë në Kukës me çmime të larta për shkak të kostove të transportit dhe prodhimit në qytete të tjera.
Gazetar: Dashamir Shehu
/rtsh.al/