RTSH 24 Live

Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Tiranë, punonjësit e bashkisë në terren

3 orë para

Reshje të dendura shiu në Tiranë, punonjësit e bashkisë në terren

Të premten Tirana dhe gati e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Grupet e emergjencës së bashkisë Tiranë bashkë me skuadrat e tjera po punojnë për të normalizuar situatën pas shirave të rrëmbyeshëm.

Edhe pse reshjet janë tepër të dendura, kanalizimet po kullojnë sasinë e madhe të ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.

Pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet ndodhen punonjësit e bashkisë së Tiranës, të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës.

/ rtsh.al /