RTSH 24 Live

Sociale

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Kushi: Nesër nis faza e dytë, afat deri në 25 gusht

14/08/2022

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Kushi: Nesër nis faza e dytë, afat deri në 25 gusht

Nesër (15 gusht) nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania të fëmijëve në klasat e para dhe të dhjeta.

Në një postim në Facebook, ministrja e Arsimit Evis Kushi thekson se regjistrimi mund të bëhet vetëm online dhe afati do të jetë deri në 25 gusht.

Ajo shton se për prindërit që kanë nevojë orientimi do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë.

Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht. 

Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar. Faleminderit dhe suksese!", shkruan Kushi.

/rtsh.al/