Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë ku ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste që po zhvillohet në Madrit.
Vetë kryeministri Rama ka bërë të ditur se “nën udhëheqjen e Presidentit të Internacionales Socialiste, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez, morëm një sërë vendimesh të rëndësishme”.
Hapja e këtij takimi u bë nga kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez, në cilësinë e presidentit të kësaj organizate.
Kryetari i Partisë Socialiste shoqërohet në këtë forum politik nga Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi dhe Romina Kuko si Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste.
/rtsh.al/