RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama jep lajmin e mirë: Rriten eksportet bujqësore, objektiv 1 mld USD brenda 2023

29/05/2023

Rama jep lajmin e mirë: Rriten eksportet bujqësore, objektiv 1 mld USD brenda 2023

Vijon rrija e eksporteve bujqësore dhe kjo falë politikave stimuluese të zinxhirit prodhues-grumbullues, standartizues të produkteve.

Kështu ka deklaruar kryeministrin Edi Rama në rrjetin social Facebook teksa bën me dije se gjatë 4-mujorit të parë të 2023-shit, eksportet u rritën me 5.3%, ndërsa theksoi se synohet arritja e objektivit 1 miliardë dollarë eksporte bujqësorë brenda 2030.

“LAJM I MIRË. Vijon rritja e eksporteve bujqësore, falë politikave stimuluese të zinxhirit prodhues-grumbullues, standardizues të produkteve.

Gjatë 4-mujorit të parë të vitit eksportet u rritën me 5.3% dhe po shkohet përpara drejt objektivit madhor 1 miliardë $ eksporte bujqësore brenda  2030”, shkruan Rama.

/rtsh.al/