RTSH 24 Live

Sociale

Rama: Hapet së shpejti për të gjitha automjetet rruga e re Kardhiq-Delvinë

26/06/2022

Rama: Hapet së shpejti për të gjitha automjetet rruga e re Kardhiq-Delvinë

Ndërtimi i rrugës së re kombëtare Kardhiq-Delvinë duket se është drejt fundit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet, ndërsa së shpejti kjo rrugë do të hapet për të gjitha automjetet.

Mirëmëngjes, dhe me këto pamje thuajse finale, fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri Edi Rama krahas videos të publikuar në Facebook.

Rruga Kardhiq-Delvinë do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën.

/rtsh.al/