RTSH 24 Live

Politikë

Rama: DRSHTRR Berat, rritje e cilësisë së shërbimeve, ulje e kostove

27/09/2023

Rama: DRSHTRR Berat, rritje e cilësisë së shërbimeve, ulje e kostove

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetin social Facebook pamje nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat (DRSHTRR ), krejtësisht e rikonstruktuar.

Kreu i qeverisë bën me dije se rritja e shërbimeve po bëhet me kosto më të ulët elektrike prej teknologjisë fotovoltaike.

Krahas përmirësimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, kemi ulur edhe kostot, përmes vendosjes së paneleve fotovoltaike, të cilët mbulojnë një pjesë të nevojave vjetore për energji elektrike në këtë drejtori”, ka shkruar Kryeministri Rama.

Ndërtesa, me sipërfaqe 1.150 m2, është financuar vetëm nga buxheti i DPSHTR, ndërsa ka kapacitet për 55 mijë automjete.

Ofron shërbime për 35 mijë drejtues mjetesh, ndërsa ka salla të reja për leje drejtimet dhe regjistrimin e mjeteve, kapanone për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve, si dhe zyra shërbimi.

/rtsh.al/