RTSH 24 Live

Politikë

Rama: Ballkani i Hapur solli gjera fantastike, por tani duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit

06/07/2023

Rama: Ballkani i Hapur solli gjera fantastike, por tani duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohen tashmë te Procesi i Berlinit. Kështu theksoi kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Shkup, ndërsa u pyet në lidhje me të ardhmen e nismës Ballkani i Hapur.

Rama tha se kjo nismë solli jo pak rezultate, por shtoi se në fakt u krijua pikërisht për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit që, sipas tij, kishte ngecur për shkak të vendosje së vetove.

Rama shtoi se qëllimi është që Procesi  Berlinit të kthehet në një proces të rifinancimeve të BE.

Ballkani i Hapur është një nga 72 nismat, u ndërmor sepse Procesi i Berlinit kishte ngecur, nuk po ecte. Solli gjëra fantastike. Në ditët e ardhshme ne do të përfundojmë edhe atë “one stop” në doganën e Qafë Thanës që sërish është produkt i Ballkanit të Hapur. Por ne duhet të zhytemi me mendje dhe zemër në Procesin e Berlinit, për ta kthyer në një proces funksional plotësisht, siç Ballkani i Hapur tregoi se mund të jemi funksionale kur jemi sëbashku. Procesi i Berlinit ngeci nga vetot, shpresoj që tani t’i japim shtysë të re, duke patur parasysh që ta kthejmë në një proces të lidhur me planin e rifinancimeve të BE, për të cilin na duhet Gjermania në radhë të parë patjetër. Jemi në një moment kapërcimi, të një faze tjetër të marrëdhënieve me BE dhe për këtë arsye Procesi i Berlinit është një urë, këmbët e së cilës duhen forcuar. Duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit. Nëse doni që të nxjerrë një lajmërim vdekje, nuk kam dhe nuk kam për ta nxjerrë. Nëse doni të dini si duhet të vazhdojmë, sapo jua thash", tha Rama.

/rtsh.al/