Shëmtia është romani i ri i shkrimtares Raimonda Belli Gjençaj i cili u promovua në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Një libër ku ngjarjet zhvillohen në vitet 90 ndërsa historia rrëfehet nga një fëmijë e cila me pafajësinë e saj ende nuk e kupton se shëmtia dhe bukuria qëndrojnë fare pranë njëra tjetrës.
Autorja e cila ka spikatur me stilin e saj me librat për fëmijë por edhe ciklin e prozave tregon se ky roman i fundit rrëfen marrëdhëniet njerëzore në të gjitha komponentët e saj, në çdo kohë e çdo vend.
Raimonda Belli Gjençaj është autore e një sërë librash si "Epitafi i fundit", "Lot në Oqean", "Butonat prej Platini", si edhe librat për fëmijë si "Duduqi që kërkonte kushërinj", "Kukulla Blerta udhëton drejt detit" etj.
Gazetare:K.Kule
/RTSH/