RTSH 24 Live

Televizion

Radio Televizioni Shqiptar uron ndryshe festat e Nëntorit

29/11/2020

Radio Televizioni Shqiptar uron ndryshe festat e Nëntorit

Radio Televizioni Shqiptar ka gjetur një  mënyrë  origjinale për të  uruar festat e nëntorit. Përdorimi i logos dhe identitetit të  RTSH, shoqëruar me  vepra të  artit pamor dhe monumental që  përkujtojnë  ngjarje të  shënuara të  Pavarësisë  dhe luftës nacional clirimtare, jep një  pamje të  re dhe emocionuese të  tyre. Këto bashkëshoqërohen me urimin për festat si dhe me sloganin kuptimplotë  të  RTSH “ Së  bashku!”

Veprat e përdorura  për përkujtimin e 28 nëntorit, ditës së  pavarësisë  janë  nga autorët më  të  mirë  shqiptarë  si  “ Në  mbrojtje të  qeverisë  së  Vlorës" nga Zef Shoshi, “ Azem Galica me trimat can rrethimin”  e Abdurrahim Buzës, ‘ 28 Nëntor  1912” e Petrit Cenos, “ Mic Sokoli" e Sali Shijakut .

 

Ndiqini më poshtë 

Ndërsa për  përkujtimin e 29 nëntorit, ditës së  clirimit janë  përdorur vepra monumentale “ Nënë  Shqipëri”  e autorëve Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadërri, piktura në  vaj “ Këshilltarët e Hekalit” e Fatmir Haxhiut, “ Ju flet Tirana” e Pandi Meles,  dhe “ Pararoja e batalionit Hakmarrja” e Sali Shijakut”

Ndiqini me poshte: 

Gjithashtu jane perdorur dhe disa sekuenca nga kori LIRA i Korces