RTSH 24 Live

Rajon

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Malin e Zi, të paktën 7 viktima, mes tyre familjarë të autorit

01/01/2025

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Malin e Zi, të paktën 7 viktima, mes tyre familjarë të autorit

Të paktën 7 persona, mes tyre 2 fëmijë kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Cetinjë në Malin e Zi. Mësohet se në lokal ka pasur fillimisht një sherr e më pas një person ka qëlluar me armë zjarri.

Sipas deklaratës së Policisë, në mesin e të vrarëve janë disa anëtarë të familjes së autorit i cili është larguar nga lokali i armatosur.

Drejtoria e Policisë i ka bërë qytetarëve të Cetinjës që të qëndrojnë të qetë në banesat e tyre, ndërsa të gjitha njësitet policore në dispozicion janë në terren dhe janë duke ndërmarrë aktivitete në kuadër të juridiksionit të tyre me qëllim të vënies nën kontroll të situatës dhe ndjekjes penale të autorëve.

“Njoftojmë publikun se kjo është një ngjarje situative, e cila nuk është rezultat i goditjes së grupeve të organizuara kriminale me rrezikshmëri të lartë. Për të zgjidhur këtë situatë krize, në terren janë dërguar njësitet speciale të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa ka vizituar të plagosurit, Kryeministri malazez, Millojko Spajiq e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme.

Qyteza e Cetinjes është rreth 30 kilometra larg Podgoricës.

Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar. Po ashtu janë anuluar koncertet për shënim të Vitit të Ri në Podgoricë, Budvë dhe Kotor.

/rtsh.al/