RTSH 24 Live

Televizion

Kartolinë urimi nga RTSH - Atmosferë festive me verërat më të mira shqiptare

27/12/2024

Kartolinë urimi nga RTSH - Atmosferë festive me verërat më të mira shqiptare

Në prag të festave të fundvitit, holli i Radio Televizionit Shqiptar u kthye në një pikëtakim të bukur mes urimesh për një vit të mbarë, i të gjithë stafit të Televizionit Publik Shqiptar.

Shija e verës më të mirë që mban vulën e prodhimeve shqiptare certifikuar në të gjithë botën, për cilësinë e saj, bëri bashkë në një takim gotash drejtues e punonjës.

Zv. Drejtoresha e RTSH Aurora Polo zgjodhi të urojë kështu stafin e përkushtuar.

"Mirënjohëse për sa kemi punuar bashkë dhe të vazhdojmë të punojmë edhe në 2025-ën. Do të doja të ngrija një dolli për gjithçka të bukur që kemi bërë këtë vit. Gëzuar të gjithëve“, uroi Polo. 

Ambasadori i verës shqiptare në botë Ervis Xhafo, si bashkëpunëtor i RTSH-së gjithashtu përcolli një mesazh falenderimi.

"Kam vite që bashkëpunoj me Radio Televizionin Shqiptar dhe më duket stafi më i bukur në botë. Ju uroj suksese. Faleminderit dhe kantinave që u bënë  bashkë sot me ne qe të bëjmë gëzuar. I uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë, gëzuar festat!", uroi Xhafo.

Nën ritmet e muzikës, mes një atmosfere festive, kjo kartolinë urimi nga sfafi i RTSH tejçon tek publiku angazhimin dhe përkushtimin e pakursyer të një televizioni që ka bërë histori.

Gazetare: Elda Lamja 

/rtsh.al/