RTSH 24 Live

Sociale

Qendrat shëndetsore në plazhe, në Velipojë e Theth 1 mijë persona kanë kërkuar ndihmë në një muaj

16/07/2021

Qendrat shëndetsore në plazhe,  në Velipojë e Theth 1 mijë persona kanë kërkuar ndihmë në një muaj

Prej 1 jave në spitalin e Shkodrës nuk është paraqitur asnjë qytetar me simptoma të dyshuara për covid! Për bluzat e bardha ky është një lajm i mirë. Por nuk po ndodh e njejta gjë me virozat e stinës! Kryesisht me simptoma gastro-intensinale apo edhe probleme kardiake, rastet që kanë nevojë për ndihmë mjekësore janë dyfishuar! 
Prej 1 muaj në plazhe janë hapur qendrat shëndetësore! Në Velipojë dhe Theth mbi 1 mijë persona kanë kërkuar ndihmë gjatë këtij muaji.
Krahas ndihmës mjekësore këtë vit në plazhe po aplikohen edhe teste të shpejta për cdo rast të dyshuar! 
Bluzat e bardha në Velipojë këtë vit janë ndeshur me sfida të shumta, ku në fillim ishte ngjarja tragjike me 4 të vrarë e më pas ashpërthimi i bombulës së gazit ku pati një viktimëm e 3 të tjerë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë. Po ashtu 4 qytetarë janë mbytur 2 prej tyre ende pa u hapur qendrat.