RTSH 24 Live

Sociale

Qafë-Grada, fshati piktoresk në Malësi - Rruga e re dhe ndërtimi i bujtinave tërheqin turistët

22/04/2024

Qafë-Grada, fshati piktoresk në Malësi - Rruga e re dhe ndërtimi i bujtinave tërheqin turistët

Rreth 1 kilometër larg nga fshati Reç në Malësi të Madhe në një kodër është i vendosur fshati Qafë-Gradë një ndër zonat më të bukura, ku peisazhi që të ofrohet është mahnitës.

Banorët e kanë të bazuar ekonomin e tyre në bujqësi dhe blektori.

Në këtë fshat të vogël sot jetojnë rreth 200 persona kryesisht të moshuar pasi rinia siç thonë ato janë larguar.

Banorët kërkojnë që të rinjtë të rikthehen dhe te kontribuojnë në vendin e tyre.

Rehabilitimi i rrugës gjithashtu edhe investimet private në sektorin e turizmit po i japin gjallëri fshatit pasi turistë të shumtë vendas dhe të huaj po e vizitojnë këtë zonë.

Gazetare: Luan Kadija

/rtsh.al/