RTSH 24 Live

Politikë

PS s'merr pjesë në Komisionin Hetimor për kontratat në Shëndetësi: U caktua pa koordinim

30/04/2024

PS s'merr pjesë në Komisionin Hetimor për kontratat në Shëndetësi: U caktua pa koordinim

Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat në shëndetësi nuk do të marrin pjesë në mbledhje, pasi sipas tyre, opozita po vijon praktikën e caktimit të rendit të ditës në mënyrë të pakoordinuar.

Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat në shëndetësi nuk do t'i përgjigjen thirrjes së kryetares së komisionit Albana Vokshi, për sa kohë në mënyrë të përsëritur vijohet me praktikën e caktimit të rendit të ditës në mënyrë të pakoordinuar dhe padakordësuar. Edhe kësaj radhe, caktimi i rendit të ditës dhe orës e datës së mbledhjes është vendosur pa qenë ne në mbledhje”, thanë ata.

Më tej, mazhoranca i ka bërë thirrje opozitës që të heqë dorë nga hetimi partiak dhe t’i kthehet hetimit parlamentar.

“Ne kemi vendosur tashmë deklarimin e hapur të hetimit duke miratuar Planin e Hetimit bashkë me kalendarin, ku pasqyrohen qartë të gjithë hapat hetimorë të komisionit.

Po kështu kemi miratuar kërkesat për marrje provash të opozitës dhe mazhorancës. Për sa kohë mbledhja në fjalë është fuqi, duhet respektuar vendimmarrja e anëtarëve të komisionit.

Çdo shfaqje viktimizimi nga opozita është shprehje e paaftësisë për të ndjekur procedurën ligjore dhe për të kryer një hetim të plotë e serioz. Opozita duhet të heqë dorë nga hetimi partiak dhe t'i kthehet hetimit parlamentar ashtu siç e kërkon ligjit sepse ne kemi vendosur të vijojmë me hetimet dhe të respektojmë kalendarin e Planit Hetimor”, thanë ata.

/rtsh.al/