RTSH 24 Live

Aktualitet

Protesta e opozitës, nëna lind foshnjën në makinë për shkak të trafikut të bllokuar

4 orë para

Protesta e opozitës, nëna lind foshnjën në makinë për shkak të trafikut të bllokuar

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës ndërsa zhvillohej protesta e PD-së. Një nënë, për shkak të pamundësisë që kishte për të vajtur në maternitet, për shkak të bllokimit të trafikut, ka bërë lindje në makinë, pasi ishte e pamundur që ajo të shkonte në maternitet.

Nëna dhe foshnja, sipas bluzave të bardha te spitalit të traumës, gëzojnë shëndet të plotë dhe janë drejtuar më pas nga mjekët për në maternitet.

Ne maternitet do të bëhet edhe kontrolli i plotë i foshnjës dhe nënës. Spitali i traumës konfirmoi për RTSH se nëna dhe foshnja do të kalojnë natën në Maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’.

/rtsh.al/