RTSH 24 Live

Ekonomi

Prodhimi vendas - Në Zall Herr disa serra janë kthyer në histori suksesi

01/04/2024

Prodhimi vendas - Në Zall Herr disa serra janë kthyer në histori suksesi

Jo shumë larg Tiranës, në Zall Herr, katër shokë vendosën të ngrejnë një biznes në vitin 2020 pikërisht atëherë kur gjithçka u mbyll për shkak të pandemisë. Bëhet fjalë për serrën prej 1 hektarë tokë në Cerkezë- Zgafnor, ku me mbështetjen fillestare të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, guximi për sipërmarrjen e re u kthye në një histori suksesi në vazhdim.

Kemi marr në 2019, një serë me qera dhe fillimisht kemi mbjellur kornishon ( kastraveci turshi) për një vit. Në pandemi kur të gjitha u mbyllën, ne u bëmë një grup shokësh. Më pas, me ndihmën e AZHBR-së morëm një fond që ndërtuam këtë serën këtu kur kemi dy vite që mbjellim. Vitin e parë kemi mbjell  kornishon ( kastraveci turshi), por nga rënia e fuqisë punëtore nuk kemi mundësinë të mbjellim më kornishonin, dhe kemi filluar periudhën e dimrit të testojmë me domaten me të cilën kemi gjetur shumë rezultat“, thotë fermeri Sejdin kurti.

Varitet e mbjellura bazohen mbi kërkesat e tregut por problemi kryesor vazhdon të jetë mungesa e fuqisë punëtore.

Sipas fermerit Kurtit, falë dhe përdorimit të insekteve të mira për mbrojtjen biologjike, arrin të sigurojë domate me cilësi të lartë për eksport dhe tregun vendas. 

Gazetare: Jonela Sagajeva

/rtsh.al/