RTSH 24 Live

Sociale

Policia e Gjirokastrës merr masa për menaxhimin e sezonit veror

24/07/2024

Policia e Gjirokastrës merr masa për menaxhimin e sezonit veror

Policia në Gjirokastër gjatë këtij sezoni veror po zbaton një plan të mirëfilltë masash për të mbarëvajtur trafikun në zonën muzeale i cili në këtë periudhë është tejet i rënduar për shkak edhe të numrit të lartë të vizitorëve.

Gjithashtu masa shtesë janë marrë edhe për menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve në akset nacionale rrugore.

Policia e Shtetit ju bën thirrje drejtuesve te mjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur aksidentet e mundshme.

Gazetare: E. Domeri

/rtsh.al/