RTSH 24 Live

Sociale

Petrit Gjaci, fermeri që kultivon kivi në Greqi e Fier

04/10/2022

Petrit Gjaci, fermeri që kultivon kivi në Greqi e Fier

Kivi është një frut i cili nuk prodhohet masivisht në Shqipëri. Petrit Gjaci dhe prej 15 vitesh merret me kultivimin e kivit. I ardhur nga Mirdita ne vitet 1990, tashmë me bashkëshorten, dy fëmijët dhe të vëllanë e ndan jetën midis zonës së Selanikut dhe Shtyllasit në Fier.

Në Greqi ka kryer punë të ndryshme në bujqësi si i punësuar, derisa arriti që të merrte me qira 7 hektarë tokë, në një fshat afër Selanikut e të kultivojë kivi.

Të njëjtën gjë vendosi ta bëjë edhe në tokat e tij në Shtyllas. Në 3 hektarë tokë ka kultivuar tre varietete kivi që prodhojnë në korrik, fund shtatori dhe fund nëntori.

Petriti tregon se nëse kësaj peme i shërbehet si duhet, ajo ta shpërblen mundin. Vetëm në një sezon arrin të marrë në 15 tonë kivi. Dhe tregun e ka të sigurt. Të gjithë prodhimin e shet në vend.

Tek plantacionet e mbjella me kivi Petriti kultivon edhe bletë. E nisi me 3 koshere, e sot ka plot 100.

/rtsh/