RTSH 24 Live

Politikë

Përplasje dhe tensione, deputetët e opozitës bllokojnë Komisionin e Medias. Bardhi-Açkës: Mos u bëj fasadë

17/01/2024

Përplasje dhe tensione, deputetët e opozitës bllokojnë Komisionin e Medias. Bardhi-Açkës: Mos u bëj fasadë

Përplasje dhe tensione janë shënuar në Komisionin e Medias këtë të mërkurë (17 janar), ku deputetët e opozitës kanë pamundësuar zhvillimin normal të mbledhjes.

Deputetët e opozitës Gazment Bardhi dhe Flamur Noka debatuan me kryetaren e komisionit, Flutura Açka. Bardhi akuzoi kryetaren e Komisionit si pjesë të maxhorancës, ndërsa i kërkoi që të ngrinte zërin për votat e deputetëve të opozitës.

Me zhurmues dhe duke i fryrë bilbileve, deputetët e opozitës nuk lejuan Açkën të mbante fjalën e saj, ndërsa në një moment, Noka i heq edhe mikrofonin me forcë. Tensionet bënë që mbledhja të ndërpritej. 

Debati:

Açka: Gaz Bardhi...

Bardhi: Mos u bëj fasadë...

Acka: Të nderuar kolegë...

Bardhi: Mos u bëj fasadë e Suel Çelës e bandave në Elbasan

Açka: Ti e di shumë mirë me Flutura Açkën çfarë mëkatesh ke

Bardhi: Mos shkel mbi votat e demokratëve, mos shkel mbi votat e opozitarëve

Açka: Të nderuar kolegë kjo është mbledhja e parë e sesionit të 2024, ju uroj një vit të mbarë, jemi të detyruar që nga sot...

Bardhi: Ngri zërin për të drejtat e opozitës, je aty me votat tona

Açka: Ulu të flasim bashkë

Bardhi: Si të flasim bashkë

Açka: Për këto çështje

Bardhi: Nuk flet dot

Açka: Të nderuar kolegë ju e dini që makinacioni i fundit i qeverisë shqiptare për të miksuar ekonominë me kulturën...

Bardhi: Po lëri deklarata përrallë me Edi Ramën

/rtsh.al/