Në Godolesh të Elbasanit ka përfunduar kanali kullues prej afro 3 km i cili do t’i vijë në ndihmë banorëve. Prej kohësh, ata kanë hasur problematika të ndryshme, sidomos gjatë reshjeve pasi ujërat e përrenjve, shkaktonin dëme të konsiderueshme në rrugët e fshatit, ku disa herë ka pasur dhe bllokim të tyre.
Përveç investimit në kanalin kullues, Bashkia e Elbasanit ka ndërhyrë duke hapur edhe disa rrugë që më parë ishin të bllokuara.
Banorët e fshatit Godolesh shprehen se ky vit për ta, pa diskutim që do të jetë më i lehtë falë kanalit dhe hapjeve të rrugëve.
Fshati Godolesh në Elbasan vitet e fundit është duke u vizituar dhe nga turistë të huaj të cilët janë të apasionuar pas turizmit malor, përveçse shtigjeve dhe natyrës në këtë zonë, turistët tërhiqen edhe nga trashëgimia kulturore e zonës.
/rtsh.al/