Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi nga fermerët e Shkodrës po vijon ku edhe interesi i tyre duket i lartë bëjnë të ditur drejtuesit e drejtorisë së bujqësisë Shkodër.
Skema Kombëtare të Investimeve ofron mbështetje në 5 sektorë për serrat e reja diellore, instalimin e rrjetave antibreshër, stalla të reja, mekanizimin e bujqësisë dhe rrjeta e kosha për akuakulturë.
Përgjegjësi i Sektorit të Ekstencionit Bujqësor, Rifat Kodra tregoi disa kritere bazë për përfitimin e nga Skema Kombëtare të Investimeve.
“Kriteri kryesor për sera është se duhet të jetë jo më e vogël se 2 dynum dhe jo më e madhe se 4 hektar. Edhe stallat janë një interes i madh i fermerëve. Kriter kryesor është që të kenë reth 1 mijë krerë", tha Kodra.
Aplikimi ka nisur që nga mesi i muajit tetor e do të vijojë deri me datën 8 nëntor. Kjo mbështetje pritet të ndihmojë fermerët në aktivitetin e tyre.
/rtsh.al/