RTSH 24 Live

Sociale

Virozat stinore në Pediatrinë e Sarandës, mjekja: Paraqiten rreth 30 vizita çdo ditë

3 orë para

Virozat stinore në Pediatrinë e Sarandës, mjekja: Paraqiten rreth 30 vizita çdo ditë

Me ndryshimin e temperaturave janë shtuar rastet e të prekurve nga virozat stinore. Çdo mjek pediatër pret mesatarisht rreth 30 pacientë të vegjël në ditë pranë spitalit “Petro Nako” në Sarandë.

Sipas mjekes pediatre.,Nilsa Shahini temperatura e lartë, rënia e imunitetit, probleme respiratore janë simptomat më shpesh të hasura te pacientët e moshave pediatrike.

Mjekia Shahini bën me dije se gjatë kësaj periudhe ka patur dhe shtrime të fëmijëve të grupmoshave të ndryshme .

“Është vënë re një shtim i fluksit në këtë periudhë për shkak edhe të temperaturave. Në 24 orë mund të kemi rreth 30 vizita. Mbizotërojnë moshat nën 1 vjeç dhe fëmijët në kopshte”, tha mjekja.

Pediatria rekomandon që të mos neglizhohen simptomat virale, të përdoren sa më shumë lëngje, antipiretik dhe të drejtohen pranë qendrave shëndetësore për mjekim më të specializuar.

Gazetare: L. Fili   

/rtsh.al/