Sipas të dhënave zyrtare në 10-mujorin e parë të këtij viti, Mirdita është vizituar nga mbi 60 mijë persona, përfshirë dhe turistët e huaj. Sipas Drejtorisë së Qendrës së Inforimimit të vizitorëve, pas një punë shumëvjeçare, Mirdita ka hedhur bazat e një turizmi të qëndrueshëm gjithëvjetor.
“Mirdita pas një pune shumëvjeçare ka hedhur bazat e një turizmi të qëndrueshëm. Numri i vizitorëve ka ardhur vit pas viti duke u shtuar”, tha Nik Nikolli.
Interesimi në rritje i turistëve ka rritur nevojën për shtimin e njësive akomoduese, ku gërshetohen tradita dhe kultura e kësaj zone.
"Këtë vit është vënë re diversiteti i shumtë i vizitorëve që kanë ardhur", theksoi ai.
Për zhvillimin e turizmit, në Mirditë gjatë viteve të fundit janë hapur dhjetëra kilometra shtigje në disa zona, por problem mbetet infrastruktura rrugore e degraduar.
/rtsh.al/