Jozefina Topalli do të jetë drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën.
Ish-nënkryetarja e kësaj force rikthehet në pozitat drejtuese të partisë me vendim të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Pozicioni i Topallit konsiderohet i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për shkak se për të parën herë do të votojë edhe diaspora. Përballë saj nga Partia Socialiste për diasporën është caktuar kundërshtari politik dhe ish-ministri Taulant Balla.
Me vendimin e posaçëm për caktimin e drejtuesve politikë të rinj në qarqe, Berisha emëroi të martën deputetin Tomor Alizoti për zonën e Elbasanit. Alizoti merr detyrën e lënë nga paraardhësi Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me 1 vit burg për shpifje.
Ndërkohë drejtues politik i demokratëve për Kavajën do të jetë kryebashkiaku i qarkut, Fisnik Qosja.
Gazetare: Anisa Kadesha
/rtsh.al/