Kryeministri Edi Rama publikoi të martën në rrjete sociale një video të realizuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet krah Ismail Qemalit, i konsideruar si Babai i Kombit. Në video shquhet kryeministri Edi Rama, i cili i paraqet ismail Qemalit ndryshimet e shumta që ka pësuar vendi ynë.
Rama shfaqet duke ecur në Tiranë dhe në Sheshin e Flamurit në Vlorë. Ndërkohë në sfond, në sheshin ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në vitin 1912, shihet jo vetëm flamuri shqiptar, por dhe ai i Bashkimit Evropianë, si dëshmi e afrimitetit të vendit tonë me familjen e madhe të BE.
“Mirëmëngjes nga Ismail Beu dhe unë, e me urimin që 2025-a të ketë ardhur e mbarë për të gjithë ju, ju urojmë kudo jeni një ditë sa më të qetë" është mesazhi i kryeministrit, Edi Rama.
/rtsh.al/