RTSH 24 Live

Politikë

Shqipëria në BE në 2030, Rama shpreson në përfundimin e luftës në Ukrainën

03/01/2025

Shqipëria në BE në 2030, Rama shpreson në përfundimin e luftës në Ukrainën

Intervistën e parë për mediat ndërkombëtare, Kryeministri Edi Rama e dha për prestigjiozen italiane ”Corriere della Sera”, ku deklaroi ambicien e vendit për të qenë pjesë e BE-së deri në 2030, duke i konfirmuan kandidimin për të katërtin mandat në krye të qeverisë.

Në shkrimin për ‘Corriere della Sera’ Leonard Berberit, pasqyron atë çka shënoi për Shqipërinë dhe Edi Ramën, viti 2024 dhe një tablo për pritshmëritë.

Rama:(  Bota demokratike, në përgjithësi, duket se ka hyrë në një fazë të madhe trazirash dhe, për fat të keq, viti që sapo ka filluar duket edhe më i pasigurt se sa ai që sapo mbaroi. Ishte një vit i shënuar nga një psherëtimë lehtësimi, pasi më në fund jemi ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas një rrugëtimi të gjatë reformash, plot me pengesa të vështira. Ndjesia është si ajo e marinarëve që, pas një udhëtimi të gjatë, më në fund shohin tokë).

I pyetur për sfidat që ka Shqipëria në rrugën e saj, kryeministri Rama është shprehur

Gjithçka që do të na çojë drejt hapit të madh historik të hyrjes në Bashkimin Evropian dhe ta transformojë Shqipërinë në një vend, ku e kaluara nuk mund të marrë peng të ardhmen”.

I pyetur për fitoren e Donald Tump, Kryeministri është shprehur se ishte një fitore e pritshme dhe nuk kishte asnjë befasi, ndërsa për Evropën, si gjëja më bujare që ajo të zgjohej.

Kryeministri Rama thotë se ajo që dëshiron më shumë që të ndodhë që gjatë vitit 2025 është përfundimi i luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Pa dyshim do të doja përfundimin e luftës në Ukrainë. Nga viti 2024 do të doja të mos ndryshoja moshën time, por fatkeqësisht do të jem një vit më i madh”.