Fli unike sa i përket madhësisë, u gatuan në një tepsi me diametër dy metra në Kosovë. Kjo është hera e parë që përgatitet në këtë madhësi. Pjekur në saç, flija ( një lloj byreku ) mbetet një ndër karakteristikat më të veçanta të “Darkës së Lamës”. Kjo festë organizohet nga banorët e fshatit Gjonaj në Has të Prizrenit. Gatuesit e flisë janë burrat e fshatit e jo gratë.
Saçi dhe tepsia ku u gatua flija, janë punuar qysh para një viti nga Ramadan Totaj e Zekë Osmanollaj, të cilët e punuan me mjeshtëri enkas për festën. Për ta gatuar këtë fli u deshën rreth 4 orë ndërkohë. Për shkak të madhësisë së saj ekspertët po shikojnë mundësinë për të aplikuar për Librin Guinness. Flija u nda për të pranishmit në festën që simbolizon bereqetin hasjan, festë e cila u organizua gjatë fundjavës së kaluar..
Gazetare: Besjana Gërmizi
/ rtsh.al /