RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Zhulali: Trump është provuar. Pasiguritë më të mëdha ekzistojnë nëse fiton Harris

3 orë para

Zhulali: Trump është provuar. Pasiguritë më të mëdha ekzistojnë nëse fiton Harris

Amerikanët po shkojnë (5 nëntor) drejt qendrave të votimit për të votuar për presidentin e tyre të ardhshëm. Për të folur mbi ketë temë e ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, Drejtuesja e Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Ilda Zhulali u shpreh se Trump është provuar se ka prodhuar rezultate të cilat i kanë bërë mirë botes ndërsa për sa i përket Harris, Zhulali u shpreh se ajo ndjehet e pasigurtë në këtë garë.

Nuk besoj se do të ndodh ndonjë tronditje e madhe në kuptimin e një ndryshimi të madh nëse Trump vjen në presidencnë, mendoj që në fakt pasiguritë ekzistojnë më shumë me zonjën Harris se sa me zotin Trump. Trump tashmë të provuar në presidencë, shumica e dinë se me kë kanë të bëjnë ai është vërtet një figurë e fortë, është një negociator shumë i vështirë por në fund të ditës ka prodhuar disa rezultate që e kanë bërë botën më mirë”, u shpreh Zhulali.

/RTSH/