Studiuesja e marrëdhënieve ndërkombëtare Mai'a Cross tregon se si një fitore e Kamala Harris dhe Donald Trump do të ndikonte në politikën e Jashtme amerikane ndaj Evropës.
Teksa amerikanët po votojnë për zgjedhjet presidenciale në të gjithë Shtetet e Bashkuara bota po shikon dhe pret të shohë se cila do të jetë ardhmja e politikës së Jashtme amerikane në Evropë.
“Një fitore e Trumpit do ta përfshinte gjithë globin në pasiguri dhe frikë”, thotë Mai'a Cross, profesoreshë e shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, si dhe drejtore e Qendrës për Çështjet Ndërkombëtare dhe Kulturat Botërore në Universitetin Northeastern.
Ndërkohë, sipas saj një administratë nën drejtimin e Harrisit do të sillte shumë vazhdimësi politike, një theks të fortë në NATO dhe do të sinjalizonte më shumë siguri për aleatët.
“Zgjedhja e saj do të sinjalizonte se Shtetet e Bashkuara janë ende në skenën globale, se ato mbajnë norma të lidhura me internacionalizmin liberal, bashkëpunimin ndërkombëtar, diplomacinë dhe transparencën,” thotë Cross për Kamala Harris.
E marta mbyll atë që shumë e kanë përshkruar si një nga ciklet zgjedhore më kontroverse në historinë amerikane që pa një mori zhvillimesh mbresëlënëse.
Nga dalja e papritur e Presidentit Joe Biden nga gara në korrik pas dështimit në debatin presidenical; Debutimi surprizë i nënpresidentes Kamala Harris në krye të garës së Demokratëve në ditët në vijim; pas dy tentativave për vrasje ndaj ish-presidentit Trump, zgjedhjet e 2024-ës kanë qenë një çështje e turbullt që përfundimisht do të vendoset në një diferencë të vogël.
Sipas Cross, mandati i parë në detyrë i Donald Trump, përfaqësoi një largim të rëndësishëm nga qëndrimi i politikës së Jashtme të administratave të mëparshme dhe me lëkundje në marrëveshjet tregtare.
“Ndikimi më i madh, përveç efektit në Ukrainë, do të ishte për evropianët, sepse Ukraina është një fqinj, është një kandidat për anëtarësim në NATO dhe BE-ja do të lihej e vetme për të mbështetur Ukrainën. Kjo do të ndodhte shumë shpejt”, shprehet Cross
Aksionet e një kthese në Evropë do ta çonin NATO-n në krizë.
“Ne jemi në këtë moment përcaktues për Evropën dhe Bashkimin Evropian në aspektin e sigurisë dhe mbrojtje”, thotë Cross.
Cross thotë se është në kompetencën e Trump që të tërheqë në mënyrë të njëanshme mbështetjen për Ukrainën, për të cilën ajo thotë se do të kishte një "ndikim të menjëhershëm dhe të dëmshëm".
Trump ka sugjeruar vazhdimisht se ai mund t'i japë fund luftës në Ukrainë duke ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa detajet e një plani thuhet se përfshijnë presionin e Trump ndaj Ukrainës për t'i dorëzuar territorin Rusisë.
/rtsh.al/