Teksa qendrat e votimit kanë filluar të mbyllen në të gjithë vendin, një prej këshilltarëve të ish-presidentit Donald Trump është shprehur se shanset e tij për fitore janë më të larta këtë vit sesa në ato në vitin 2016 apo 2020.
Duke folur për New York Post, këshilltari i lartë i fushatës Trump 2024, Tim Murtaugh tha se sondazhet që çuan në ditën e zgjedhjeve të këtij viti ishin shumë më të mira se secili nga vitet e mëparshme që Trump ka kandiduar për deejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
“Ka prova të prekshme për këtë. Donald Trump nuk ka qenë kurrë në një pozicion kaq të fortë sa është tani” i tha ai gazetës New York Post.
Murtaugh vuri në dukje se sondazhet nga 2016 dhe 2020 nënvlerësuan jashtëzakonisht rezultatet përfundimtare të Trump dhe sondazhet mesatare të këtij viti e kanë vendosur ish-presidentin shumë më afër zëvendëspresidentes Kamala Harris.
/rtsh.al/