Kandidati republikan Donald Trump parashikohet të fitojë Virxhinian Perëndimore pasi votimi ka përfunduar atje, duke e çuar numrin e votave të tij elektorale në 23.
Shteti voton gjithashtu republikanin Jim Justice në Senat, duke zëvendësuar demokratin e moderuar Joe Manchin.
Në shtetin e fushëbetejës së Karolinës së Veriut, gara presidenciale vijon të jetë e ngushtë, por demokrati Josh Stein parashikohet nga Fox Neës të fitojë garën për vendin e guvernatorit, duke mposhtur kandidatin republikan të diskutueshëm të mbështetur nga Trump, Mark Robinson.
Të dhënat në Florida i japin Trump-it një epërsi të konsiderueshme ndaj demokrates Kamala Harris.
Gjithashtu, Trump është i avantazhuar në Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut, ku numërimi i votave është në faza shumë më të hershme, ndërsa Harris kryeson në Virxhinia.
/rtsh.al/