RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Zgjedhjet në SHBA-Tre shtetet që do përcaktojnë fituesin e Shtëpisë së Bardhë

2 orë para

Zgjedhjet në SHBA-Tre shtetet që do përcaktojnë fituesin e Shtëpisë së Bardhë

Teksa votat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po numërohen dhe Trump kryeson ndaj Kamala Harris, shtetet që mund të vendosin fituesin e Shtëpisë së Bardhë do të jenë Miçigani, Ëisconsin dhe Pensilvania.

Strategët demokratë kanë deklaruar se këto janë shtetet që do të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njerëzit në ekipin e Harrisit janë ende duke treguar shenja besimi, megjithëse disa janë duke u përgatitur për një natë të gjatë.

Gjithashtu, disa këshilltarë pranojnë se edhe pse priten rezultate nga shtetet kyçe të Karolinës së Veriut dhe Xhorxhias, rruga më e mirë e Harris drejt fitores qëndron ende në shtetet që janë bastione blu si Michigani, Wisconsin dhe Pennsylvania - ku mund të mos kemi rezultate për orë të tëra.

/rtsh.al/