Votat po numërohen në të gjithë Amerikën, ku në disa shtete Donald Trump dhe Kamala Harris kanë arritur fitoret e tyre.
Të gjithë sytë aktualisht janë drejt shtetit të Xhorxhias, ku votat po numërohen shpejt dhe më shumë se katër milionë banorë votuan atje.
Kur pritet rezultati i zgjedhjeve presidenciale 2024?
Vendvotimet e para u mbyllën në orën 18:00 me orën amerikane dhe 23:00 me atë europiane të martën në mbrëmje.
Në disa gara presidenciale, fituesi është shpallur natën vonë pas zgjedhjeve, ose herët në mëngjes. Këtë herë, gara e fortë në shumë shtete mund të komplikojë se sa shpejt mund të projektohet fituesi.
Zëvendës-presidentja demokrate Kamala Harris dhe republikani Donald Trump, janë kokë më kokë në garë prej javësh.
Fitoret e ngushta mund të nënkuptojnë gjithashtu rinumërimin e .
Për shembull, në shtetin e kyç të Pensilvanisë, do të kërkohet një rinumërim nëse ka një diferencë gjysmë përqindjeje midis votave të hedhura për fituesin dhe humbësin. Në vitin 2020, diferenca ishte pak më shumë se 1.1 pikë përqindjeje.
Sfidat ligjore janë gjithashtu të mundshme. Më shumë se 100 padi parazgjedhore janë ngritur tashmë, kryesisht nga republikanët që sfidojnë të drejtën e votuesve dhe menaxhimin e listës së votuesve.
Nga ana tjetër, numërimi i votave është përshpejtuar në disa zona, përfshirë shtetin vendimtar të Miçiganit, dhe më pak vota janë hedhur me postë sesa në zgjedhjet e fundit, të cilat ishin gjatë pandemisë Covid.
Cilat janë shtetet e lëkundura
Xhorxhia - Qendrat e votimit u mbyllën në shtetin Peach në orën 19:00 EST (00:00 GMT). Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger vlerëson se shumica e votave do të numërohen brenda një ore pas mbylljes së votimit.
Karolina e Veriut – Vendvotimet u mbyllën 30 minuta pas Xhorxhias. Rezultatet e Karolinës së Veriut pritet të shpallen para mëngjesit të së mërkurës.
Pensilvani - Votimi përfundoi në orën 20:00 EST (01:00 GMT) por ekspertët bien dakord se mund të duhen të paktën 24 orë përpara se të numërohen votat e mjaftueshme për të dalë fituesi.
Michigan - Votimi përfundoi në orën 21:00 EST (02:00 GMT). Një rezultat nuk pritet deri në fund të së mërkurës.
Ëisconsin - Rezultatet duhet të dalin menjëherë pas mbylljes së votimit në orën 21:00 EST për qarqet më të vogla, por ekspertët parashikojnë se shteti nuk do të ketë një rezultat të paktën deri të mërkurën.
Arizona - Rezultatet fillestare mund të vijnë që në orën 22:00 EST (03:00 GMT), por qarku më i madh i shtetit thotë të mos presin rezultate deri të mërkurën herët në mëngjes. Fletët e votimit të hedhura në ditën e zgjedhjeve mund të duhen deri në 13 ditë për t'u numëruar.
Nevada - Votat këtu mund të duhen gjithashtu ditë për t'u numëruar. Shteti lejon fletëvotimet me postë për aq kohë sa ato janë dërguar në ditën e zgjedhjeve dhe mbërrijnë jo më vonë se 9 nëntori.
Në një garë kaq të ngushtë, rezultatet e votimit të hershëm mund të mos jenë treguesi më i mirë se kush do të fitojë përfundimisht. Në vitin 2020, Trump ishte duke udhëhequr në disa shtete kyçe në natën e zgjedhjeve, por Biden e kaloi atë ndërsa votat me postë, të favorizuara shumë nga demokratët në atë kohë, u numëruan.
Megjithëse ekspertët e zgjedhjeve paralajmëruan paraprakisht për një fenomen të tillë, Trump e shfrytëzoi atë për të përforcuar pretendimet e tij të pabaza se zgjedhjet ishin vjedhur.
Më shumë se 83 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, sipas gjurmuesit mbarëkombëtar të votimit të hershëm të Laboratorit Zgjedhor të Universitetit të Floridës. Gratë përbëjnë 54% të këtij numri, gjë që mund të jetë një shenjë e mirë për Harris. Por ndërsa votimi i hershëm zakonisht ka favorizuar demokratët, republikanët e regjistruar kanë hedhur pothuajse po aq vota të hershme këtë herë.
/rtsh.al/