RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Republikanët rimarrin nën kontroll Senatin amerikan pas katër vitesh

06/11/2024

Republikanët rimarrin nën kontroll Senatin amerikan pas katër vitesh

Ndërsa pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, votuesit amerikanë ia dorëzuan të martën Senatin republikanëve.

Senati është dhoma e lartë legjislative në Shtetet e Bashkuara, për dallim nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku sërish republikanët e kanë ngushtuar diferencën. Të dyja dhomat kanë 435 vende për të zgjedhur.

Votat në shtetet e Uest-Virxhinias dhe në Ohajo ndikuan në fitoren e republikanëve. Projeksionet aktualisht janë që republikanët do të kenë 51 senatorë dhe rivalët demokratë 49.

Dy vite më parë partia e djathtë nuk arriti të marrë shumicën, ndërsa në 2020-ën e humbi Senatin pas disfatës në shtetin e Xhorxhës. Senatorët që mundën të lëvizin trajektoren ishin Sherrod Braun i Ohajos dhe Xhim Xhastis i Uest-Virxhinias. 

Raportohet se kandidatët republikanë u avantazhuan përgjithësisht nga situata ekonomike dhe votuesit mbajtën qëndrim për nivelin e lartë të inflacion në vend.

Republikanët kanë paralajmëruar paraprakisht zëvendëspresidenten Kamala Harris se nëse do të fitonte Shtëpinë e Bardhë, ata do t'ia vështirësojnë rrugën për miratimin e ligjeve apo politikave të veçanta të demokratëve. Ndërkohë të djathtët janë zotuar të punojnë ngushtë me ish-presidentin Donald Tramp nëse ai rivjen në pushtet. /Reuters

/rtsh.al/