RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

SHBA – Prodhuesit e vaksinave kundër Covid-19 regjistrojnë rënie pas zgjedhjes së Robert F. Kennedy Jr. si sekretar i shëndetësisë

15/11/2024

SHBA – Prodhuesit e vaksinave kundër Covid-19 regjistrojnë rënie pas zgjedhjes së Robert F. Kennedy Jr. si sekretar i shëndetësisë

Aksionet e prodhuesve të njohur të vaksinave shënuan dje një rënie, pasi presidenti i sapozgjedhur Donald Trump shpalli Robert F. Kennedy Jr. si sekretarin e ardhshëm të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, njoftoi CNN.

Një orë përpara se shitblerjet të mbylleshin, ndërsa raportet e lajmeve për zgjedhjen e Trump filluan të dilnin, kompania e prodhimit të vaksinave kundër Covid-19 “Moderna” regjistroi një rënie deri në 6%,  ndërsa “Pfizer” shënoi një rënie me pothuajse 2%. “Novavax”, i cili krijoi një vaksinë të bazuar në proteina regjistroi një rënie me pothuajse 6%.

Kennedy ka qenë një nga teoricienët më të shquar të konspiracionit kundër vaksinave të vendit për vite me rradhë dhe shpesh ka përhapur disinformata për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave.

Javën e kaluar, Kennedy tha se “menjëherë” do të fillonte studimin e sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës.

“Siguria dhe shëndeti i të gjithë amerikanëve është roli më i rëndësishëm i çdo administrate dhe Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të Shteteve të Bashkuara (HHS”do të luajë një rol të madh për të ndihmuar që të gjithë të mbrohen nga kimikatet e dëmshme, ndotësit, pesticidet, produktet farmaceutike dhe aditivët ushqimorë që kanë kontribuar në krizat shëndetësore në këtë vend”, tha Trump në X.

Sipa ATSH

/ rtsh.al /