RTSH 24 Live

Aktualitet

Përfundon investimi në Poliklinikën e Gjirokastrës

01/04/2023

Përfundon investimi në Poliklinikën e Gjirokastrës

Në Gjirokastër ka përfunduar rindërtimi i poliklinikës së qytetit, duke ju ofruar banorëve standartet të mira të shërbimit shëndetësor. 

"Jemi në fazën e pajisjes së saj, për të siguruar që 14 shërbimët dhe specialitetet e ndryshme që ofron kjo poliklinikë, të ofrohen në standarte bashkëkohore dhe kushte optimale" tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Ajo bëri me dije një tjetër investim madhor i shëndetësisë pritet të fillojë në këtë qarkun e Gjirokastrës.
 "Këtë vit realizojmë projektin dhe me buxhetin 2024-2025 fillojmë rehabilitimin edhe të godinës qendrore të spitalit të Gjirokastrës, ndërsa vijojmë investimet në teknologji, në pajisje mjekësore si grafia e re, aparatura e desimetrisë kockore, me laboratorin e ri, duke e çuar në një nivel të ri cilësinë e shërbimeve këtu në Bashkinë Gjirokastër" tha zonja Manastirliu. 

"Eshtë lajmi i mirë jo vetëm për Gjirokastrën, por për të gjithë qarkun, sepse të 7 bashkitë e qarkut praktikisht këtu e kanë qendrën edhe shërbimin e nivelit më të lartë" tha nga ana e saj ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Ministrja Manastirliu foli edhe për rritjen pagave të mjekëve specialistë me 500 dollarë këtë muaj: "Lajmi tjetër i mirë, dhe besoj që gjithë mjekët janë shumë të kënaqur, është se duke filluar nga muaji prill për mjekët specialistë do të ketë një rritjë të pagës prej 500 dollarë në muaj, nga ku do të përfitojnë mbi 2000 mjekë në sistemin tonë shëndetësor" tha ajo. "Jam e kënaqur që gjithashtu mjekët të cilët që tashmë po kryejnë 3 vjeçarin, pas përfundimit të specializimit, të gjithë do ta përfitojnë këtë mbështetje të rritjes së pagave" shtoi ministrja. 

Pas ndërtimit të Spitalit Qendror në Tiranë, veprës më të madhe të dekadave të fundit, investimet vijojnë me Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Spitalit Rajonal të Kukësit. 

Ndërkaq pritet fillimi i punimeve për rehabilitimin e Spitalit rajonal të Lezhës, Spitalin e Dibrës, Spitalin e Krujës; Poliklinikave të Elbasanit, Shkodrës dhe Durrësit, teksa po finalizohet puna edhe në poliklinikën dhe Dibrës.