RTSH 24 Live

Politikë

PBDNJ synon qarkun e Vlorës, Dule: Vijojmë bisedimet me PD për listën e kandidatëve

5 orë para

PBDNJ synon qarkun e Vlorës, Dule: Vijojmë bisedimet me PD për listën e kandidatëve

Ndërsa demokratët do të zgjedhin përmes primareve kandidatët për deputetë, Partia Demokratike do të kujdeset që të vendosë në listë të sigurt edhe propozimet e ardhura nga aleatët.

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, tha se ende nuk janë mbyllur negociatat me PD-në, ndërsa shprehu se qarku i Vlorës synohet nga partia që ai drejton.

"Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e di se ku e ka influencën e vet më të madhe. Këto janë qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës. Pastaj, në nivel të dytë është Tirana dhe më pak, por në të gjitha rastet e rëndësishme, sepse e dimë që qoftë edhe një votë, me sistemin elektoral që kemi, ka vlerën dhe ndikimin e vet në rezultatin përfundimtar. Edhe preferencat do të ishin me të njëjtën renditje," u shpreh z. Dule.

Drejtuesi i PBDNJ-së vlerëson edhe mundësinë që i jepet për të parën herë diasporës për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, por shpreh shqetësimin se asistenca teknike nuk duhet keqpërdorur si instrument për krim zgjedhor.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/