Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur se Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, ‘duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit’
Përmes postimit në rrjetin social ‘X’, Ministria e Jashtme shkruan se pas arritjes së kësaj marrëveshjeje është thelbësore zbatimi i saj në mënyrë që “të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon”.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përgëzon gjithashtu përpjekjet ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm.
“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit. Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm”, shkruan Ministria për Punët e Jashtme dhe Europën.
Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit u arrit pas përpjekjeve të SHBA-së, Egjipit dhe Katarit. Arritja e armëpushimit solli menjëherë gëzim për mijëra njerëz në të gjithë territorin e shkatërruar palestinez, po ashtu edhe në rrugët e Izraelit. Marrëveshja është e brishtë dhe ajo mbetet jashtëzakonisht e ndërlikuar – madje për faktin që edhe Hamasi t'i çojë pengjet në mënyrë të sigurt në një pikë dorëzimi do të paraqesë sfida të rëndësishme sigurie.
Marrëveshja nuk është vendosur të hyjë në fuqi deri të dielën, dhe me ushtrinë e Izraelit në rritje të sulmeve në Gaza në vend që t'i lehtësojë ato në prag të marrëveshjes.
Izraeli u duk se i shtoi sulmet e tij të mërkurën në mbrëmje, duke vrarë më shumë se 70 njerëz midis marrëveshjes së armëpushimit të shpallur dhe mëngjesit të së enjtes.
/rtsh.al/