RTSH 24 Live

Politikë

Ambasada britanike: Mbretëria e Bashkuar mbështet rrugëtimin demokratik të Shqipërisë

6 orë para

Ambasada britanike: Mbretëria e Bashkuar mbështet rrugëtimin demokratik të Shqipërisë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri ka pasqyruar vizitën zyrtare të kryeparlamentares së Kuvendit, Elisa Spiropali dhe të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar shkëmbimi parlamentar përfshiu disa momente kyçe, ‘si pjesëmarrja e delegacionit në Pyetjet për Kryeministrin dhe takimet me Grupin Parlamentar për Shqipërinë dhe Kosovën’.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri ka pasqyruar takimet e Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali dhe të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë si edhe veprimtaritë e tjera që u zhvilluan në 15 janar në kuadrin e kësaj vizite.

“Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, dhe delegacioni i saj vizituan Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar për bisedime të rëndësishme me Kryetarin e Dhomës së Komunëve, Sir Lindsay Hoyle.

Ky shkëmbim parlamentar përfshiu disa momente kyçe, si pjesëmarrja e delegacionit në Pyetjet për Kryeministrin dhe takimet me Grupin Parlamentar për Shqipërinë dhe Kosovën”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.

Gjatë diskutimeve produktive të dyja palët ranë dakord për vlerën e partneritetit Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri, përfshirë “nivelin parlamentar, dhe për rëndësinë e ruajtjes së praktikave më të mira demokratike gjatë zgjedhjeve të ardhshme”.

Ambasada shton se Mbretëria e Bashkuar mbetet e angazhuar “për të punuar me Parlamentin e Shqipërisë për të mbështetur rrugëtimin demokratik të vendit dhe u bën thirrje të gjithë institucioneve të mbështesin zgjedhjet e lira e të ndershme”

/rtsh.al/