RTSH 24 Live

Aktualitet

Papa Françesku pret në Vatikan Baba Mondin dhe  mbështet krijimin e Shtetit Bektashi në Shqipëri

3 orë para

Papa Françesku pret në Vatikan Baba Mondin dhe  mbështet krijimin e Shtetit Bektashi në Shqipëri

 

Papa Françesku priti në audiencë Kyegjyshin Botëror të Bektashive Haxhi Dede Edmon Brahimaj, të cilit i shprehu mbështetjen për  krijimin e Shtetit Bektashi në Shqipëri.

Në fjalën drejtuar delegacionit, Ati i Shenjtë vuri në dukje marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kishës Katolike dhe Komunitetit Bektashi, duke nënvizuar rëndësinë e tyre në kohën e sotme, plot luftëra e konflikte

“Vatikan News” raportoi se Papa Francesku shprehu bindjen se bektashinjtë, së bashku me myslimanët e tjerë, me të krishterët dhe me të gjithë besimtarët e Shqipërisë mund të shërbejnë si urë pajtimi dhe pasurimi reciprok, si shembull jo vetëm benda vendit, por edhe më gjerë, duke kontribuar në paqen ndërmjet Lindjes e Perëndimit të botës.

“Jam i bindur se Komuniteti Bektashi, së bashku me myslimanët e tjerë, të krishterët dhe gjithë besimtarët e pranishëm në Shqipëri, mund të shërbejë si urë pajtimi dhe pasurimi reciprok, jo vetëm brenda vendit tuaj, por edhe ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Pavarësisht nga sfidat e së tashmes, dialogu ndërfetar ka një rol unik në ndërtimin e një ardhmërie në pajtim, drejtësi dhe paqe, që popujt e botës e, veçanërisht të rinjtë, e dëshirojnë me zjarr”, u shpreh Papa Francesku.

Papa Françesku dhe kreu i bektashinjve shkëmbyen dhuratat dhe nënshkruan së bashku Dokumentin e Abu Dabit për vëllazërimin njerëzor, paqen dhe bashkëjetesën në botë.

Haxhi Dede Brahimaj i foli Atit të Shenjtë edhe për idenë e shtetit bektashi në Shqipëri, sipas modelit të Vatikanit, duke marrë bekimin e Papës për bashkësinë e bektashinjve dhe për gjithë popullin shqiptar. IAi i dhuroi edhe shallin tradional të bektashinjve, të cilin Ati i Shenjtë Bergoglio e vuri në qafë.

Ky takim vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri. 

Në shtator të vitit 2024 Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shteti Bektashi ishte një ide konkrete dhe një ide shumë pozitive për Shqipërinë, shqiptarinë, kulturën dhe traditën shqiptare dhe pozicionin e Shqipërisë në hartën më të madhe të kontinentit dhe botës.

Rama e vlerësoi bektashizmin si një thesar të trashëgimisë kulturore shqiptare që rrezikon të zhduket sepse është një komunitet që e ka qendrën botërore në Shqipëri.

Kryeministri Rama tha se ”qëllimi i shtetit të ri ishte promovimi i një versioni tolerant të islamit për të cilin Shqipëria krenohet”.    

/ rtsh.al /